Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga atentati në tentativë i 25-vjeçarit në Lezhë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 06/01/21 |
mapo.al

Lezhë– Eduart Pica u shndërrua dje në shënjestrën e një atentati me armë zjarri. Ai ishte duke lëvizur me makinë në lagjen ku banon, “Nënë Tereza”, kur u qëllua në drejtim të tij.



Fatmirësisht, 25-vjeçari nuk u lëndua. Sipas burimeve për Mapo, Pica po afrohej pranë banesës, dhe autori ka ndjekur lëvizjet e tij deri në momentin kur ka hapur zjarr. Ai mendohet se më pas është larguar me automjet në drejtim të paditur.


Për të rënë në gjurmët e ekzekutorit, aktualisht po shihen kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin nga ku është qëlluar. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, si dhe është krehur zona ku ka ndodhur ngjarja.



Eduart Pica nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Tre vite më parë ai u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor – aksidentin tragjik në Fushë Krujë me pasojë vdekjen e dy personave.

Lexo edhe :  Dy shpërthime të forta në Lezhë, tmerrohen banorët


LEXO EDHE:


U qëllua me armë në makinë – Shënjestra në Lezhë, emër i njohur për Policinë (FOTO)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas