Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e biznesmenit Llanaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 13/01/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga konflikti i agravuar me të shtëna armësh në ish-Parkun e autobusëve, Tiranë.






Biznesmeni Sino Llanaj, 42 vjeç, është qëlluar në këmbë me armë zjarri nga katër persona të maskuar.


Mësohet se ata kanë shtënë shtatë herë, dhe një nga plumbat ka kapur biznesmenin Llanaj. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.







Gjithashtu mësohet se të katër autorët e maskuar janë larguar më pas me një automjet tip “Range Rover”.



Pas tyre dyshohet se fshihet biznesmeni Albert Allmuça, me të cilin Llanaj ka patur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësi.



Të shtunën, 42-vjeçari u rrah për vdekje nga truprojat e biznesmenit Allmuça, pikërisht për punimet e kompleksit që kanë marrë përsipër, me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë.

Investitorët e “Llanaj ndërtim” dhe “Star Construction shpk” i janë drejtuar edhe gjykatës, ndërkohë qytetarët që kanë parapaguar prej katër vitesh nuk kanë ende një hyrje banimi.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas