Aktualitet

Zbardhen emrat, këta janë kandidatët për deputetë që do të votohen nesër në Berat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 27/09/20 |
mapo.al

Dega e Partisë Demokratike në Berat ka njoftuar emrat që do të votohen të hënën si kandidatë për deputetë nga anëtarësia e partisë.


Në listë janë 26 emra që pas votimit do të kalojnë në fazën tjetër të përzgjedhjes, të cilët, sipas PD-së, përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik, në nivel qendror apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, në degën dhe qarkun e Beratit.


Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar do t’i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.


Pas këtij vlerësimi, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.


Këta janë kandidatët e qarkut Berat për të cilët votimi do të zhvillohet nesër, më 28 shtator: 


Dega Berat

1.AFIZE SKENDO
2.ALKETA MUKAVELATI
3.ARENC BERATI
4.ASTRIT VELIAJ
5.DENIS SAHATCIU
6.DRITAN HAZINEDARI
7.ENO QANA
8.KASEM MAHMUTAJ
9.MUHARREM HOXHA
10.NAMIR LAPARDHAJA
11.OLTION MERDARI

Dega Poliçan dhe Skrapar

1.ANILA KORONI (POLIÇAN)
2.BAKI BIRAKU (SKRAPAR)
3.PELLUMB NAKO (POLIÇAN
4.RIGERT KAPLLANI (SKRAPAR)
5.ZIJA ISMAILI (SKRAPAR)

Dega Ura-Vajgurore

1.BUJAR HOXHAJ
2.FERDI BRAHUSHI
3.LEDIAN DAJA
4.LILJANA BICA
5.MONIKA QOSJA

Dega Kuçovë

1.ARDIT BENJA
2.DITAR QEVANI
3.FADIL MARA
4.MYSLIM HAXHI
5.SOFIKA JANI

Risjellim në vëmendje se demokratët e qarkut të Gjirokastrës  dhe të Dibrës do të votojnë gjatë ditës së sotme për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Gjirokastra ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 25 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit.

LEXO EDHE:

Pas Kukësit dhe Dibrës, nesër votohet në Qarkun e Gjirokastrës. Demokratët nuk kursehen, ja 25 kandidatët e propozuar


Etiketa: , , ,

Pas