Sot, një ditë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në qytetin e Elbasanit, ku një nënë e re 25 vjeçe humbi jetën një orë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, del edhe rezultati i autopsisë së mjekësisë ligjore.
Në rezultatin e autopsisë bëhet me dije se vdekja e 25-vjeçares ka ardhur si pasojë e “Koagulimit”, i cili është një lloj mpiksje gjaku. Kjo mpiksje e bën gjakun të trashet derisa të thahet përfundimisht.
Në raportin e autopsisë thuhet se mpiksja e gjakut ka ndodhur në një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.