Vdekja e futbollistit Emiliano Sala, në momentet më të hijshme të karrierës së tij, ka tronditur botën e futbollit, por jo vetëm. Mediat më prestigjoze e kanë trajtuar gjerë e gjatë vdekjen e tij pas rrëzimit të avionit me të cilin Sala po udhëtonte.
Trupi i tij u nxor këtë javë nga rrënojat e avionit të gjetur në fundin e detit në Kanalin e La Manshit dhe më vonë u bë ekspertiza e autospisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Lëndimet në kokë dhe në trup ishin shkaqet e vdekjes së ish-sulmuesit argjentinas.
Ndërkaq në vijm do të ketë një hetim që do të zgjasë afërsisht një vit për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.