Aktualitet

Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:52 - 19/06/20 |
mapo.al

22-vjeçari Sebastiano Mali, nipi i Prel Markut, ekzekutuar në Angli disa vite më parë nga Hekuran Billa, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Billa, të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.


Në dëshminë e tij para policisë, ai ka deklaruar se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë.


Ai më tej ka treguar se kohët e fundit ka marrë një mjet “BMW” X6 me qira për të lëvizur.


Ndërsa i pyetur për lëvizjet e tij natën e krimit në zonën ku u vra Billa, Sebastiano Mali nuk ka pranuar që e ka gjurmuar viktimën, por se ka qenë në zonë për qejf.


Policia dyshon se ai ka qenë bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.

Makinat e përdorura nga Viktor Marku (i shpallur në kërkim) dhe Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos.

Për këtë arsye, policia ka shoqëruar edhe 2 të rinj nga Shkodra. Dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar, të cilat rezultojnë të dhëna me qira.

Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe armë.


Etiketa: ,

Pas