Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Noel Dishës: E vrava shokun se më shau nga nëna





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 24/01/20 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e Noel Dishës, 28 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut mbrëmjen e 20 janarit në zonën e “Astirit” në Tiranë.


Në rrëfimin para grupit hetimor mësohet se Disha ka shprehur pendesë për krimin të cilin e ka bërë pasi ishte ofenduar nga shoku I tij.



“Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek lokali “…” (jep emrin e lokalit)  për  ta takuar. Nuk doja ta vrisja.  Kur e takova ai me shau nga nëna. U ndjeva shume i ofendur per shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova”


Disha ka treguar se gjithmonë lëvizte me armë me vete dhe  mbrëmjen e 20 janarit ka pasur me vete një të tillë.

Pas krimit Noeli ka treguar se ishte larguar dhe kishte qëndruar  në një hotel në Kavajë.

Pas negociatave  28 vjeçari u vetëdorëzua tre ditë pas krimit . Gjatë marrjes në pyetje ai ka shfaqur pendesë .


Etiketa: ,

Pas