Kronika

Zbardhet dëshmia e Xhisielës pas tritolit: Mos u lodhni kot se …








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 10/10/18 |
mapo.al

Ekspertët e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit kanë nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur dy net më parë në fshatin Larushk të Krujës, ku një sasi lënde artizanale shpërtheu pranë banesës së Xhisela Malokut.


Kjo e fundit është marrë në pyetje, por për hetimorët mbetet disi e dyshimtë dëshmia e vajzës, por edhe qetësia me të cilën ajo ka deponuar. Ko ka bërë që hetimorët të dyshojnë për një inskenim të mundshëm të ngjarjes, duke mos përjashtuar as pista të tjera.


Mësohet se 14 persona janë shoqëruar në Polici për t’u marrë në pyetje, mes tyre edhe të afërm e të njohur të Rexhep Rrajës, 24- vjeçarit të denoncuar nga ishe dashura Xhisela Maloku. Por pasi janë marrë në pyetje, ata janë lënë sërish të lirë. Ndërkaq, janë marrë edhe dëshmitë e familjarëve të 25- vjeçares nëse kanë dijeni mbi sulmin me lëndë plasëse apo kanë marrë ndonjë kërcënim nga persona të tjerë.


Gjyshi, gjyshja dhe nëna e Xhiselës kanë deklaruar se ndihen të rrezikuar, por nuk kanë dhënë ndonjë emër konkret si të dyshuar për ngjarjen. Në këto kushte, Policia ka parë të arsyeshme të marrë në mbrojtje familjen e 25-vjeçares, duke vendosur një patrullë policie në ambientet e jashtme të banesës ku jeton Xhisela me të ëmën, motrën dhe gjyshërit. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje, vetë Xhisela pretendon se autorët janë persona të pajtuar nga Partia Demokratike.


Edhe në Polici, ajo ka përjashtuar mundësinë që sulmi me lëndë plasëse të jetë vepër e të afërmve të ish-të dashurit të saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist për Qarkun Durrës, Rrahman Rraja, shkruan Panorama.

“Mendoj se sulmi me lëndë plasëse është vepër e opozitës. Opozita nuk do që të mbyllet kjo ngjarje, pasi po e përdor politikisht, me qëllim për të dëmtuar Rrahmanin. Unë jam e sigurt se familja Rraja nuk ka lidhje fare në këtë ngjarje. Ata, përkundrazi, po më qëndrojnë pranë këto ditë të vështira. Mos u lodhni kot, duke kërkuar dhe shoqëruar në Polici të afërm të Rexhepit, por kërkoni në tjetër vend. Unë pretendoj se eksplozivin e ka vendosur opozita, pra, persona të pajtuar nga Partia Demokratike. Unë nuk mund të ndihmoj më shumë, sepse nuk kam marrë asnjë kërcënim. Nuk di çfarë të them”, ka deklaruar për oficerët e Policisë 25-vjeçarja, vajza që prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes pas denoncimit dhe tërheqjes nga akuzat për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

“Ne po punojmë me intensitet me qëllim të zbardhim këtë ngjarje, si dhe të mësojmë rreth motivit apo identifikimit të autorëve. Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar konkret për sulmin, por kemi disa pista dhe dyshime tona. Nuk përjashtohet fakti që nëpërmjet këtij sulmi me lëndë plasëse, vajza të ketë marrë një mesazh nga të afërm të ish-të dashurit. Nuk përjashtohen as pretendimet e saj, por as mundësia e një inskenimi të mundshëm, bëjnë të ditur burime nga Policia.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas