Duket se vrasja e Abdulla Budllës në Tiranë ka ndodhur për nder. Dy autorët Arsil dhe Sajmir Shera kanë pranuar vrasjen e 71-vjeçarit, duke thënë se ishin të detyruar ta bënin.
Shkak ishte se i moshuari po ngacmonte një prej grave të familjes Shera. Dy të rinjtë kishin shkuar më parë tek Abdulla Budlla dhe i kishin kërkuar që të mos e ngacmonte më gruan, por ky i fundit nuk është tërhequr, madje i shkonte edhe tek banesa.
“Ishim të detyruar ta bënim vrasjen. Ai na preku në nder. Ngacmoi të afërmen tonë dhe ne i kërkuam të tërhiqej. Nuk e bëri. I shkonte te shtëpia, vazhdonte shpesh me ngacmimet seksuale. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kerkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia.
Për të kryer vrasjen morëm një makinë me qëra. E vramë për nder, nuk mund ta toleronim më”, – janë shprehur dy vëllezërit Shera para policisë.
LEXO EDHE:
Foto/ Kush janë dy vëllezërit që ekzekutuan të moshuarin në Tiranë