Kryesore

Zbardhet dinamika e ngjarjes, si u dogjën makinat e ish-gjyqtarit Arben Vrioni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 18/04/20 |
mapo.al

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me djegien e dy automjeteve të ish-kreut të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni mbrëmjen e kaluar. Ndër psitat e hetimit dhe më kryesore, mbetet ajo e kërcënimit apo hakmarrjes për shkak të detyrës që ka ushtruar ndër vite ish-gjyqtari Vrioni.







Dinamika e ngjarjes







Fillimisht autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë siguruar informacion për vendnodhjen e dy automjeteve.




Veprimi i radhës ka qenë thyerja e një prej xhamave tek secili automjet, e më pas kanë hedhur lëndë djegëse duke i vënë zjarrin. Në këto moment, zona ka qenë e boshatisur për shkak të vetëizolimit nga Covid-19.



Më pas, autorët, të cilët dyshohet të moshës 18-23 vjeç, janë larguar në drejtime të ndryshme, duke u futur nëpër rrugicat e Elbasanit.

Burime nga Grupi Hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar disa pamje filmike, si dhe prova në vendngjarje që mund të çojnë më pas në identifikimin e autorëve.

***

Gjyqtari Arben Vrioni është banues në lagjen “Kongresi i Elbanit, në një nga pallatet në hyrje të Bulevardit “Aqif Pasha” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

 

1


Etiketa: , ,

Pas