Gazeta Mapo ka mësuar dinamikën e vrasjes së biznesmenit Gramoz Mema mbëmjen e kaluar në Ksamil. Burime për Mapo bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Autori ka zbrazuar të gjithë karikatorin e pistoletës ndërsa është ndihmuar nga persona të tjerë për të parë lëvizjet e biznesmenit dhe për t’u larguar më pas nga vendi i krimit
Një makinë e parkuar për disa orë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Sipas asaj çka kanë filuar kamerat e sigurisë në zonë, një automjet ka qenë në afërsi të banesës së shënjestrës për disa orë. Drejtuesi i këtij automjeti ka tentuar të largohet, por sapo ka parë që në fund të rrugës makinën e biznesmenit, është kthyer indietro.
Dinamika
Mjeti i autorëve parkohet sërish dhe pret të zbresë Mema nga makina e tij. Një person është afruar në derën e shtëpisë së biznesmenit dhe ka zbrazur një karikator pistolete. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Pas krimit, autori hipën në makinë dhe largohet nga vendngjarja.
Dyshimet
Sipas raportimeve viktima jetonte mes Tiranës dhe Sarandës. Ndërkohë që dyshimet e para lidhen me të shkuarën e biznesmenit Gramoz Mema. Mësohet se ai para 10 vitesh është kthyer nga Anglia. Dyshohet për ndonjë konflikt të mundshëm që ai ka pasur atje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet.
Policia
Blutë e Vlorës përjashtojnë që krimi të ketë ardhur pas një konflikti banal, ndërsa bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për ngjarjen. Viktima ishte i pamartuar ndërsa jetontë vetëm me të ëmën në banesë. Sipas fqinjëve, nuk janë dëgjuar krisma arme, por vetëm ulërimat e nënës së viktimës.
LEXO EDHE:
Vrasja e biznesmenit në Ksamil, 10 vite më parë u kthye nga Anglia, dyshimet