Kronika

Zbardhet dinamika/ Konflikti i pronësisë që solli plagosjen e Gëzim Bicit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 28/04/20 |
mapo.al

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e Shkodrës ku mbeti i plagosur me armë zjarri Gëzim Bici. Dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti pronësie, bëjnë me dije burime për Mapo.al. Policia bën me dije se ka kapur autorin e dyshuar të ngjarjes.


Kujtojmë se 50-vjeçari Gëzim Bici, u plagos pasditen e sotme tek Ura e Bunës. Ai mori një plumb në qafë dhe një në dorë, ndërsa burime për Mapo raportojnë se autori ka përdorur një pistoletë.


Aktualisht, Gëzim Bici ndodhet në reanimacion në Spitalin e Shkodrës, ndërsa identiteti i autorit ende nuk bëhet me dije.


Njoftimi i policisë:


Shkodër / Informacion paraprak

Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të plagosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

I shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë, fotot nga plagosja në Shkodër

Atentati në Shkodër, reagon policia: Arrestuam autorin e dyshuar


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas