fbpx

Aktualitet

Zbardhet drafti i PS-së për ndryshimet në Kodin Zgjedhor





               Publikuar në : 11:04 - 23/10/19 |
mapo.al

Një ditë para mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, zbardhet drafti i PS për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor.


PS ka përfshirë në ndryshime financimin e partive, si edhe kompetencat e KQZ, por në këtë paketë propozimesh për Kodin Zgjedhore nuk është përfshirë depolitizimi i Komisioneve Zgjedhore.



Sa i takon shpenzimeve të fushatës zgjedhore, PS propozon një ndryshim në pikën 21 të nenit 1 në Kodin Zgjedhor.


Pika 21 riformulohet si vijon: “21. Shpenzime të fushatës zgjedhore” janë shpenzime të bëra nga ose në emër të një partie politike të regjistruar si subjekt zgjedhor, përfshirë kandidatët dhe/ose degët e saj, ose nga një kandidat i pavarur, për të promovuar një parti, kandidatët e saj ose një kandidat të pavarur në zgjedhje, ose përpjekjen për të dëmtuar perspektivën e një partie tjetër, kandidatëve të partisë tjetër ose një kandidati të pavarur.” – thuhet në draftin e proprozuar.


Etiketa: , ,

Pas