Andrea dhe Martin Olldashi, të cilët u gjetën sot të vrarë në fshatin Zvirinë të Maliqit, rezultojnë me të kaluar të dyshimtë.
Tetë vite më parë, vëllezërit janë arrestuar si autorë të shpërthimit të një lokali në Pogradec në pronësi të ish-futbollistit 57 vjeçar Gjergj Leka. Ky i fundit deklaroi në vitin 2012 se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.
Shpërthimi i fuqishëm tronditi të gjithë zonën, por fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale në lokal si dhe në disa biznese për rreth. Andrea dhe Martin Olldashi u liruan asokohe për mungesë provash, tre ditë pas arrestimit.
Ndërkohë që pak vite më vonë (2017), vëllezërit janë arrestuar për vjedhje të sendeve me vlerë në disa banesa.
LEXO EDHE:
E rëndë në Maliq – Vriten dy vëllezër, gjenden pas tre ditësh