Aktualitet

Zbardhet kronologjia e atentatit ndaj Behar Sofias në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 25/02/21 |
mapo.al

Zbardhet kronologjia ndaj atentatit që iu bë sot në Tiranë Behar Seferit (Sofia)





Mapo mëson se 66-vjeçari po pinte një kafe në lokalin e një qendre tregtare në rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës, kur është çuar duke ecur në rrugë kryesore dhe është qëlluar më pas me dy plumba, me një armë zjarri tip silenciator, nga një autor ende i paidentifikuar.


Lëvizjet dëshmohen nga kamerat e sigurisë të lokalit, të cilat janë sekuestruar nga Policia.




Behar Sefer (Sofia) ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në autoambulancë, teksa po drejtohej me urgjencë në spitalin e Traumës.


Autori mbetet ende i paidentifikuar dhe në kërkim. Policia sakaq vijon në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën në rënie të gjurmëve.


Shënjestra e antentatit, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

LEXO EDHE:

Viktima e atentatit pranë Piramidës, me rekorde kriminale

 

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas