Kryesore

Zbardhet marrëveshja, si mund të shkojnë në Greqi puntorët sezonalë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 02/05/20 |
mapo.al

Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për dërgimin në shtetin helen të rreth 10 mijë punëtorëve sezonalë.


Puntorët mund të shkojnë në Greqi edhe pse kufiri vijon të jetë i mbyllur. Marrëveshja është arritur nga ministri i Bujqësisë në Greqi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pavarësisht se ky i fundit nuk ka asnjë pozicjon në qeveri.


Çfarë parashikon marrëveshja


Marreveshja parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara te 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptare,te cilet do te punesohen me te drejta te plota ne Greqi.


Keshtu,qe prej se henes, datë 4 maj dhe deri ne 20 qershor, ftohen te gjithe punedhenesit grekë qe jane te interesuar per te punesuarit sezonale,te aplikoje prane kooperativave bujqesore te rajoneve te tyre me dokumentat si me poshte.

1-Kerkesa me shkrim prane kooperatives.

2-Formulari i deklarates se pergjegjesise personale te punedhenesit(teksit i gatshem prane protokollit)

3- Fotokopje te pasaportes se punonjesit te ftuar per punesim

4-Deklarate financiare e fermerit per vitin 2019.

5-Fature pagese 100 euro per cdo te ftuar(pagese ne banke per llogari te shtetit grek)

6-Pagese 80 euro per testin e covidit,e cila do te behet ne banke,per llogari te kompanise se perzghedhur per testin.
Pagesat do te zbriten nga taksat gjate muajve ne vazhdim.

7-Udhetimi i punonjesve do te behet me autobuse,ekskluzivisht me firmen e perzgjedhur prej kooperatives,e cila zbaton rreptesisht protokollet e sigurise se caktuara prej qeverise greke.

8- Kosto e udhetimit paguhet nga punonjesi i ftuar.(vleresohet se do te jete 30-50 euro)

9-Testet do te behen brenda ne autobuset ne te cilet do te udhetohet,ne piken kufitare te Kapshtices,dhe ne vazhdim ato do te dergohen ne laboratoret e kontraktuar ne Selanik.

10-Deri ne perfundim te analizave,punonjesit do te karantinohen ne njesite e akomodimit te perzgjedhura prej kooperatives.

11-Nuk do te pranohen te kalojne qytetare ne forme spontane,por vetem ne mjetet e kompanise te autorizuar dhe certifikuar per procesin ne fjale.

12-Procedurat do te plotesoehen brenda dy ditesh,dhe ne vazhdim, kompania e udhetimit, rakordon lidhur me levizjen e punonjesve dhe dorezon listen e udhetimit prane organeve policore kufitare shqiptare dhe greke,te cilat kryejne edhe kontrollet e sigurise.

Persa i perket punonjesve te interesuar te punesohen ne kete sektor,do te duhet te aplikojne ne platformen on line www.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 dite, do te kene perfunduar kontratat e punes prej punedhenesve.

Vlen te permendet se per here te pare, i gjithe procesi i pajisjes me dokumentat e nevojshme eshte falas dhe nuk do te jete e nevojsme pajisja me vize pune, duke iu kursyer emigranteve edhe pagesat e veprimeve konsullore dhe burokracite e pa nevojshme.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas