Personi në foto është 43-vjeçari Gentian Mino, i arrestuar sot nga policia e Elbasanit.
Për të gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Ai në bashkëpunim me shtetasin I.B., (i cili është arrestuar më parë), më datë 02.08.2019, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e një lokali gjatë një konfliktit për motive të dobëta plagosën me armë zjarri dy shtetas si dhe me sende të forta një shtetas tjetër.
Po nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura më parë në Elbasan, ku vijon puna për zbardhjen, dokumentimin ligjor të implikimit të këtij shtetasi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Një ditë më parë u arrestua porositësi i tre vrasjeve të bujshme në Elbasan. Erion Alibej u prangos pas hetimeve që zbuluan se ai kishte porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës.