Aktualitet

Zbardhet pasuria e Kryeprokurorit të ri, ka vetëm pagën dhe 1 shtëpi





               Publikuar në : 15:33 - 09/12/19 |
mapo.al

Zbardhet pasuria e Olsian Çelës, Prokurorit të Përgjithshm. Ai të gjitha shpenzimet i mbulon me të ardhurat e tij nga pagat.


Në vitin 2003 Prokurori i Përgjithshëm ka pasur një pronësi një apartamenti 2+1, i cili është i ndëtruar para viteve ’90, të cilën e ka shitur më 2015. Këtë apartament ai e ka shitur më për 66 mijë euro dhe ka blerë një tjetër apartament me sipërfaqe 77.8metra katrorë me vlerë 78 500 euro. Këtë pronë ai e bleu nga të ardhurat të sigurara nga shitja e apartamentit të parë si dhe nga një depozitë kursimesh në bankë. Po kështu Çela ka pasur edhe një autoveture ‘Benz 190’, të cilën e ka shitur më vonë për 2 mln lekë të vjetra.



Aktualisht, kryeprokurori i ri, i i mbulon shpenzimet vetëm me të ardhurat nga paga dhe trajnimet. Sipas dokumentave që Çela ka firmosur në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Paurive dhe Konfliktit të Intesave (ILDKPI), rezulton se shuma e të ardhurave nga rroga dhe shpërblime është 1 610 423 (një milion e gjashtëqind e dhjetë mijë e katërqind e njëzet e tre lekë.) Ndërkaq, të ardhurat si ekspert trajnues në shkollën e Magjistraturës janë 71 125 lekë.


Open Data


Etiketa: , ,

Pas