Për të gjithë ata që punojnë në shtet, kush mendon se administrata publike e mbylli kapitullin me reformat e ndërmarra për vitin 2017 e ka gabim.
Asgjë nuk do të jetë e sigurtë edhe për vitin 2018 sa i përket reformave dhe pasojave që ato mund të sjellin.
Në raportin vjetor të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017 e depozituar për shqyrtim në Kuvend, krahas punës së bërë për vitin që lamë pas, rreshtohen edhe masat e reja që ky department synon të ndërmarrë në funksion të rishikimit strukturor të administrates.
Disa nga masat që do të ndërmerren janë:
-zbatimi i një metodologjie të hollësishme të vlerësimit të perfomancës;
-identifikim i rasteve ku ka nevojë që të eliminohen mbivendosjet funksionale midis strukturave ekzistuese;
-identifikim i rasteve ku ka nevojë të rishikohet funksioni, roli dhe organizimi strukturor i institucioneve;
-shqyrtimi i rasteve ku shihet i nevojshëm bashkimi i dy apo më shumë institucioneve, apo krijimi i institucioneve të reja si dhe shqyrtimi i rasteve kur është e nevojshme që për institucionet të ndryshojë pozicionimi i tyre.