Presidenti amerikan, Donald Trump ka falenderuar Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit iranian dhe një tjetër diplomati, të implikuar në aktivitete të paligjshme që cenojnë sigurinë e Shqipërisë. Letra e Donald Trump mban datën 14 dhjetor dhe është publikuar të enjten nga ambasada amerikane në FB.
http://www.mapo.al/si-u-be-edi-rama-njeri-i-trump-dhe-ku-bashkohet-ai-me-sali-berishen/
Deri më tani zyrtarisht është thënë se diplomatët janë dëbuar pasi kanë dhunuar statusin diplomatik. Vendimi është marrë në bashkëpunim me aleatët, mes tyre edhe me Izraelin.
http://www.mapo.al/misteri-i-dates-14-trump-i-shkruan-leter-edi-rames/
Por a ka lidhje ky vendim me një komplot për sulm terrorist gjatë ndeshjes së Izraelit në Shqipëri para dy vitesh. Në atë kohë u tha se sulmin do e kryente Shteti Islamik dhe ishte orkestruar nga Lavdrim Muhaxheri, që u vra më vonë në Siri nga dronët amerikanë. Por Shteti Islamik dhe Irani janë armiq dhe kjo e ka bërë tezën e hedhur nga media shqiptare si të dyshimtë.
http://www.mapo.al/isis-eshte-armik-i-iranit-cfare-fshihet-pas-vendimit-te-edi-rames/
Por ashtu siç mund të mendohej, dëbimi duket se ka lidhje me praninë e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri. Grupi opozitar iranian e ka mirëpritur vendimin e qeverisë shqiptare. Shahin Gobadi, i Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane, me qendër në Paris, thotë se ky është një akt i guximshëm.
Në Shqipëri janë të vendosur 2500 anëtarë të këtij grupi opozitar iranian. Gobadi tha për AP se ambasadat iraniane janë kthyer në qendra të akteve terroriste kundër disidentëve.
Sipas tij, ambasada ka luajtur një rol madhor në përgatitjen e një komploti për një shpërthim gjatë festimeve të Novruzit në mars në Shqipëri.
A është kjo arsyeja kryesore e dëbimit? Deri më tani mediat vetëm kanë hedhur teza. Mes tyre është edhe ajo që kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e anuloi vizitën në Shqipëri në nëntor pas dyshimeve se mund të kishte një sulm ndaj tij.