Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e Kombinatit ku pothuajse është shuar një familje. Opinioni publik është shokuar nga ajo që u zbulua pasditen e djeshme.
Në orët e vona të ditës së enjte, u gjetën pajetë në banesë Zhaneta Josifi, 56 vjeçe, dhe vajza e saj Anisa, 30 vjeçe. Në gjendje kritike për jetën u gjet vajza tjetër, Blerta Josifi, 34 vjeçe.
Shkak për vdekjen ka qenë agjërimi prej një kohe të gjatë. Është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore. Viktimat refuzonin ushqyerjen duke shkuar drejt aktit të vetëflijimit, pasi besonin te ringjallja.
Sipas ekspertizës, Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë, ndërsa trupi i saj lyhej me solucion për të shmangur dekompozimin.
Ndërkohë fqinjët bëjnë të ditur se familja qëndronte e izoluar prej kohësh. Nëna dhe dy vajzat e saj nuk dilnin nga banesa.
Kontaktin e parë me këtë sekt viktimat e kanë pasur në Përmet. Me ardhjen në Tiranë, ato ishin praktikante të rregullta të sektit.
Kryefamiljari kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Edhe ai ishte vetëflijuar, pasi i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit.
LEXO EDHE: