Aktualitet

Zbardhet skenari, studentët i rikthehen protestave kombëtare





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:40 - 20/05/19 |
mapo.al

Nga të gjithë universitetet e Shqipërisë studentët do ti rikthehen protestave kombëtare këtë të mërkurë më 22 maj. Sipas raportimeve, sot në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje  prej 6 orësh me përfaqësues nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, lidhur me pakënaqësitë e studentëve në lidhje me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesave të papërmbushura nga Qeveria.


Pas mbledhjes mësohet që studentët të kenë dalë me një vendim zyrtar, asaj të një proteste studentore kombëtare me një vendim të unifikuar nga të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e saj. Mësohet se mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, disa do të jenë të pranishëm në protestën e Tiranës ndërsa pjesa tjetër do të protestoje në forma të ndryshme në qytetet përkatëse. Për qytetin e Korçës, mënyra se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vetë studentët në një vendim tjetër.



Studentët e Korçës do të protestojne për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve, tha Ismeralda Sejdolli, kryetarja e Këshillit Studentor.


Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studentëve

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

1.Portali i transparencës të bëhet funksional

2.Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

3.Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

4.Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

5.Stazhet të paguhen të plota

6.Rankimi i programeve të studimit

7.Përmirësimi i kurrikulave mësimore

8.Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

9.Afrimi i provimit  të licencës (1 muaj mbas stazhit)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas