fbpx

Aktualitet

Zbardhet urdhëri i Ramës: “Kush nuk voton Briseidën përjashtohet!”






               Publikuar në : 11:55 - 19/08/19 |
mapo.al

Ka nisur mbledhja për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Mbledhja po mbahet në Bibliotekën e Universitetit ndërsa jashtë protestojnë mbështetësit e PD-së. Mbledhja ka në rend ditë 3 pika; Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese; Zgjedhjen e përfaqësuesve të këshillit të bashkisë në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.


Por në kushtet ku ndodhet Bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.



Sakaq, mediat kanë arritur të zbardhin diskutimet që janë zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e PS në Shkodër. Burimet bëjnë të ditur se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Briseida Kadinë për kryetare të këshillit.

Burime për RTV Ora bëjnë të ditur se Senida Mesi ka deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Briseida Kadisë.

“Kush nuk voton Briseidën do te përjashtohet nga PS”, mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhërin e Ramës. Kadia është emër që mbështetet nga Tom Doshi.

Gjithsesi duhet të presim edhe disa minuta për të mësuar kush do të jetë kreu i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.


Etiketa: , , , , ,

Pas