Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur zyrtarisht vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në arsyetim prej 280 faqesh thuhet se përgjimet e personave që flasin për Tahirin shërbyen si prova. Ndër të tjera në argumentim thuhet se grupit Habilaj, për shkak të lidhjeve me ish-ministrin i janë krijuar lehtësira për të vijuar aktivitetin e tyre kriminal.
Avokati i ish-ministri Tahiri ishte shprehur më herët se me zbardhjen e vendimit do t’i drejtoheshin Gjykatës së Lartë për të apeluar vendimin.
Tahiri u dënua me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg.