Zbardhet vrasja e Elidon Bashës në Bulqizë. Autor është shoku i tij Klodian Kola dhe sipas policisë vrasja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi të rinjtë nuk kishin patur konflikte. Policia ka mundur të gjejë armën e krimit tip kallashnikov. Në gjueti kanë patur një armë gjahu dhe një kallashnikov.
Më pas autori i ngjarjes ka dashur të fshehë autorësinë duke pretenduar se i kanë qëlluar. Autori kishte fshehur armën tip kallashnikov me të cilën ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij. Të dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.
Vrasje nga pakujdesia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Lidhur me motivet e kësaj vrasje, ka dy versione.
Sipas policisë, 22-vjeçari është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, Klodian Kola, me të cilin kishte dalë për gjah. Megjithatë, një version i tillë është hedhur poshtë nga 27-vjeçari. Në dëshminë e tij në Polici, mësohet se Kola e ka mohuar që ta ketë qëllua ai. Sipas Kolës, ato janë qëlluar nga persona të tjerë. Më vonë ai ka pranuar vrasjen, por ka theksuar se ka ndodhur pa dashje pasi ishte natë.
Prindërit
Gjithashtu janë proceduar edhe prindërit e Klodian Kolës.“Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes”, – thotë policia.
Njoftimi
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë. Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia.
Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin.
Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë –Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B.
Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë.
Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.
Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.