fbpx

Aktualitet

Zbrazet teatri, reagojnë artistët: Hipokrizi, ku është dokumenti?





               Publikuar në : 13:24 - 18/07/19 |
mapo.al

Regjisori Edmond Budina dhe Kastriot Çipi e kanë cilësuar zbrazjen e Teatrit Kombëtar tentativë që dëshmon etjen e qeverisë për të vjedhur truallin për qëllimet e tyre të pisëta. Budina u shpreh ndër të tjera se deri më tani nuk është parë asnjë dokument që vërteton se urdhëri për zbrazjen e teatrit ka ardhur nga Ministria e Kulturës. Ndërsa Çipi tha se procesi i shembjes së Teatrit Kombëtar është i pamundur në çdo formë ligjore deri në shtator, për shkak të mbylljes së sesionit parlamentar. E megjithatë, ai nuk e përjashtoi rrezikun për “zjarr aksidental” dhe as nuk kurseu kërcënimet ndaj kryeministrit Edi Rama.


“Duan të vjedhin truallin dhe Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu. Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga Ministria por nuk kemi parë një dokument për këtë gjë. Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj, që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shembë Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend, në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t’i japin përgjigje”- u shpreh Budina.



“Shembja nuk mund të ndodh deri në Shtator, por mund të ketë një “zjarr aksidentental;” siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. Por zjarrvënësit duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidentalisht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar”-tha Çipi.


Opinioni publik është zënë në befasi që në orët e para të mëngjesit nga Ministria e Kulturës, me vendimin e papritur për zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Një grup punëtorësh është mobilizuar fill pas udhrit të bërë publik, për heqjen e materialeve të fundit.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas