Aktualitet

Zbritën në Rinas, dy kosovarë ndalohen në Morinë, dyshohet për koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 25/02/20 |
mapo.al

Dy kosovarë janë ndaluar nga policia kufitare e Kosovës në pikën doganore të Morinës pak minuta më parë, pasi dyshohet se janë prekur nga Koronavirusi. Burime për BoldNews.al, bëjnë me dije se dy kosovarët janë emigrantë në Itali, të cilët kanë zbritur ditën e sotme në Rinas dhe më pas janë nisur në drejtim të Kosovës.


Pavarësisht propagandës qeveritare se në Shqipëri bëhen kontrolle të vazhdueshme për koronavirus në çdo pikë doganore, kosovarët kanë kaluar pa problem pikën e kontrollit në Rinas, por që më pas janë ndalur në pikën doganore të Morinës nga pala kosovare, pasi pas kontrollit dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi. Ndërkohë që paraditen e sotme janë ndaluar dhe 3 persona të tjerë, por pas analizave kanë rezultuar negativë./ BoldNews.al/



 



Etiketa: , , , ,

Pas