Aktualitet

Zbriti për të bërë foto,”Benzi” përplas turistin ukrainas në Elbasan






               Publikuar në : 18:34 - 12/06/19 |
mapo.al

Një turist ukrainas është aksidentuar rëndë, pasi e përplasi një makinë në aksin Elbasan-Librazhd. Ai kishte ardhur me pushime në Shqipëri me një rulot dhe kishte ndaluar buzë rrugës për të bërë një foto të tunelit pranë Xibrakës.


Ndërsa një automjet tip “Benz” që u fut në parakalim në këtë pjesë të aksit humbi kontrollin dhe e mori përpara turistin që kishte zbritur duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai është transportuar në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.


Etiketa: , , , , ,

Pas