Aktualitet

Zbulime tronditëse: Instagrami, kërcënim për adoleshentët dhe gratë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 27/10/21 |
mapo.al

Instagrami po bombardon adoleshentët dhe gratë me çrregullime të të ngrënit me postime, me modele anoreksike dhe gra të dobëta kockë e lëkurë, me ekspertët që theksojnë se algoritmi i përdorur nga aplikacioni Facebook është një rrezik për shëndetin e tyre.






Dokumentet e brendshme të kompanisë, të njohura si “Facebook Papers” të publikuara në gazetën “New York Post”, zbulojnë efektin toksik të Instagramit në shëndetin e vajzave dhe grave të reja.


Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, algoritmi i përdorur nga Facebook rrezikon të dëmtojë vajzat dhe gratë që vuajnë nga anoreksia nervore apo bulimia, sipas të dhënave të kompanisë.







Për shembull, sapo përdoruesit e Instagramit shkruajnë “#skinny” dhe “#thin“, ata shohin modele shumë të holla në ekranin e tyre.






Ekspertët paralajmërojnë se me këto imazhe, gratë me çrregullime të të ngrënit motivohen për të humbur peshë, një tjetër fakt që do të ishte kërcënuese për jetën.

Muajin e kaluar, një ish-punonjës i Facebook zbuloi se kreu i kompanisë, Mark Zuckerberg, e dinte që Instagrami ishte toksik për adoleshentët.

Përveç kësaj, ish-punonjësi i kompanisë, Francis Haugen, dëshmoi në Kongres dhe në Parlamentin Britanik se kompania i vendos fitimet monetare mbi sigurinë e përdoruesve.

Nga ana e tij, Facebook kundërshtoi pretendimet e Haugen dhe mohoi kategorikisht se kontenti i tij paraqet një rrezik sigurie.

Botimi britanik shprehet në mënyrë karakteristike se, dokumentet e brendshme që kanë rrjedhur në gazetën “New York Post” zbulojnë se, algoritmi i Instagram modifikon zgjedhjet bazuar në kërkimet dhe preferencat e përdoruesve që janë të interesuar për dietë dhe humbje peshe.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas