Policia ka zbuluar autorët e vrasjes së Ferdinand Polisë, në Shkodër. Ndërsa “Dritare.net” ka kontaktuar me vëllanë e të ndjerit, Pavlin Polinë, i cili ka treguar se policia sapo e ka njoftuar për autorët e dyshuar të krimit.
“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë të dyshuarit që me treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”- është shprehur Pavlin Polia.
Ekzekutimi i Nard Polisë, 35 vjeç, tronditi Shkodrën. Ai ishte kthyer në vendlindje disa vite më parë nga emigracioni në Itali dhe kishte ngritur një bujtinë në fshatin Theth ku çdo vit priste qindra turistë. Njëkohësisht ai ishte i punësuar te Agjencia e Zonave të Mbrojtura.
Lexo edhe
Identifikohet vrasësi i Nard Polisë, arrestohen 3 bashkëpunëtorët