Kryesore

Zbulimi i BIRN: Votat e emigrantëve të dosjes 339 kanë shkuar për PS-në














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 28/07/20 |
Gjergj Erebara

Në qendrën e votimit 1508 sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2017 u hodhën 418 vota, nga të cilat, Partia Socialiste fitoi 167 ose 41%. Por së paku 22 prej këtyre votave janë hedhur për Partinë Socialiste nga ana e komisionerëve.





Në qendrën 1335, në zgjedhjet e vitit 2017 pati 226 vota të gjetura ngë kuti nga të cilat, PS fitoi 143. Shtatë prej tyre ose 3.1% e të gjithë votave të fituara i përkisnin votave të pavërteta të emigrantëve.


Ndërsa në qendrën 1336 pati 302 vota në total nga të cilat, 181 ose 60% u morën nga PS. SPAK zbuloi se 23 vota ose 7.6% të totalit ishin vjedhur.




Në të tri qendrat e hetuara rezulton se është zbuluar manipulimi i së paku 5.5% të të gjitha votave.



Maja e ajsbegu
Dosja 339 nisi si një hetim i Prokurorisë për Krimet e Rënda mbi një organizatë të madhe kriminale të angazhuar në trafikun e drogës me bazë në Shijak. Organizata u përgjua për vite me radhë dhe gjatë hetimeve u zbulua se droga ishte një pjesë e aktivitetit të tyre kriminal ndërsa manipulimet zgjedhore dhe kontaktet me zyrtarë të lartë vendorë ishin pjesa tjetër e aktivitetit.

Në tetor 2018, prokuroria arrestoi 27 persona në lidhje me trafikun e drogës ndërsa dy ish deputetë socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko përfunduan në pranga nën akuzën për korrupsion. Hetimet për Çukon u pushuan më vonë pa akuzë.

Lexo edhe :  Reforma në Drejtësi - Rama: Sa herë i nxehet gjaku Metës, imagjinon flota

Në janar 2019, një investigim i BIRN zbuloi atë që u quajt “maja e ajsbergut” në manipulimet zgjedhore, si dhe kontaktet e ngushta mes zyrtarëve socialistë si ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të bandës kriminale.

Që nga janari i vitit 2019 deri më sot prokurorët janë kritikuar për mbyllje sysh dhe inaktivitet në lidhje me hetimin e krimit elektoral ndërsa Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, produkt i reformës në drejtësi, filloi punë dhjetorin e kaluar dhe mori përsipër dosjen në fjalë pas shkrirjes së Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Tetë muaj më vonë, hetimi i indicieve të nxjerra nga përgjimet dhe kontrolli i regjistrave të firmave të votuesve duket se ka nxjerrë në pah një nga format e shumta të manipulimeve zgjedhore në Shqipëri, atë të votimit në emër të emigrantëve.

Shqipëria ka afërsisht 3.4 milionë persona në listat e votimit por besohet se së paku 1 milionë prej tyre jetojnë prej vitesh në emigrim.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në Qarkun e Durrësit me 50% të votave duke marrë 8 nga 14 deputetët e zonës. Një pjesë e këtij rezultati duket se është pasojë e manipulimeve zgjedhore./ BIRN

1


Etiketa: , , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas