Ministria e Arsimit ka publikuar sot datat e provimeve të Maturës Shtetërore.
Në një vendim të publikuar nga Ministria e Arsimit, mësohet se provimi i parë, Gjuha e huaj, do të zhvillohet më 3 qershor, ndërsa ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor.
Ndërkohë, Matematika në 11 qershor dhe provimet me zgjedhje më 15 qershor.
Sipas ministres Kushi, testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij.
Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit, pra më shumë se pyetjet me alternativa, që kanë 20% të notës.