Aktualitet

Zbulohen porositësit e pengmarrjes së Jak Prengës (DETAJE)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 29/01/20 |
mapo.al

Zbulohen personat që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak Prenga, më 17 janar në Kamëz. Janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës. Ata mendohet se kanë aktivitet kriminal, trafik kokaine, në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.


Më poshtë, katër inicialet e urdhëruesve të krimit makabër që ka tronditur vendin:


M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.


G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan (Jak) Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirrte nga porti britanik një sasi të madhe kokaine (rreth 300 kg), por nuk e dorëzoi në destinacion.


K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.


D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

Ky i fundit, D.R, sipas burimeve të Gazetës MAPO, është Dritan Rexhepi, një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe kreu i një grupi të fuqishëm kriminal që trafikon kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të Europës.

Urdhrin për marrjen peng të Jak Prengës ai e ka dhënë nga burgu në Ekuador, ku vuan dënimin për trafik droge.

Në vitin 2016 ai u arrestua me një ngarkesë të konsiderueshme kokaine. Në Shqipëri, Dritan Rexhepi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve, ngjarje këto të ndodhura në vitin 1998 dhe 1999.


Etiketa: , ,

Pas