Sot Lulzim Basha udhëheq opozitën shqiptare dhe imazhi i tij së paku në këtë dekadë nuk ka ndryshuar shumë. Por si ka qenë Lulzim Basha para 20 viteve?
Emisioni “Stop” ka nxjerr nga arkiva disa pamje të vitit 1999. Pamjet tregojnë jo vetëm ndryshimin e Bashës asokohe vetëm 25 vjeç, por edhe njohjen e hershme me Pandeli Majkon, asokohe 32 vjeç, Kryeministër i Shqipërisë. Fotot që shoqërojnë këtë shkrim i përkasin një takimi që është zhvilluar në Kryeministri, në Maj të vitit 1999, kur Lulzim Basha bashkë me hetuesit e Hagës, punonte për të dokumentuar krimet e luftës të serbëve ndaj popullsisë kosovare.
Majko dhe Basha janë takuar edhe në kohë krize, në vitin 2017 kur PD ngriti çadrën përballë Kryeministrisë.
Rastësi apo jo, këto pamje të takimit Basha-Majko sillen në vemendje pikërisht tani kur vendi po kalon një tjetër krize politike dhe përplasja e Bashës me Ramën është më e forta e kësaj dekade, pasi opzoita ka djegur mandatet parlamentare dhe po udhëheq popullin në protesta masive.