Aktualitet

Zbulohen fotot e rralla të Ronaldos në Gjakovën e djegur nga serbët






               Publikuar në : 11:37 - 06/05/19 |
mapo.al

Në qershor të vitit 1999, plot 20 vite më parë, Kosova fitoi lirinë pas një lufte të përgjakshme me ushtrinë serbe, nga e cila kishin mbetur të vrarë mbi 13 mijë njerëz, mijëra tjerë të zhdukur, shumë shtëpi të djegura e mbi 1 milion shqiptarë të dëbuar drejt vendit amë.


Pikërisht në ditët e para pas çlirimit, futbollisti më i mirë i botës në atë kohë, Luis Nazario Da Lima Ronaldo, kishte vizituar një ndër qytetet më të prekura të luftës, Gjakovën, në një kamp humanitar në këtë qytet.

<
>
ronaldo7 ronaldo6 ronaldo5 ronaldo4 ronaldo3 ronaldo2 ronaldo1 ronaldo

Ronaldo po shkëlqente ato vite. Ai ishte sulmues i ekipit të Interit në Seria A, ku pas një sezoni fantastik të parë (1997-1998) pësoi një lëndim të rëndë duke pasuar një sezon me vetëm 19 ndeshje e 14 gola. Pas kësaj, Ronaldo nuk ishte kurrë më i njëjti, duke luajtur për tre vitet e ardhshme vetëm 17 herë për ekipin e tij e duke i shënuar 10 gola.

Shpirtin humanitar “fenomeni” e shfaqi edhe pas përfundimit të karrierës së tij, por në atë kohë, rrëfimi për praninë e tij në Gjakovë mbeti për shumë kohë si një mit. I shoqëruar nga trupat e NATO-s, Ronaldo u prit nga mijëra banorë të Gjakovës dhe jo vetëm në rrugët e qytetit teksa edhe u përshëndet me ta.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas