Zbulohen gjurmë/ Si u qëllua me snajper nga Kodra e Krastës, Ardian Çapja

280 metër larg banesës ishte vendosur personi që qëlloi me snajper Ardian Çapen në Elbasan. Autori dyshohet se e ruante banesën e familjes Çapja prej më shumë se 10 orësh, derisa priti momentin për ta qëlluar në mëngjes, atëherë kur 55 vjeçari dilte nga banesa, për të shkuar drejt hotel “Univers”.

Qitësi dyshohet se ishte vendosur në fund të Kodrës Krastë, që ndodhet përballë vilave të familjes Çapja.



Autori ka përdorur edhe silenciator dhe gëzhojën nuk e ka lënë në vendin e ngjarjes, për të mos lënë asnjë gjurmë për policinë. Bazuar në këto të dhëna, hetuesit thonë se bëhet fjalë për një vrasës profesionist. Ka dyshime se autorët nuk janë banorë të Elbasanit, por janë çuar aty nga një grup kriminal, për të ekzekutuar Ardian Çapjan.

Përveç personit që qëlli me snajper, në rrugën pranë banesave të kësaj familje, dyshohet se qëndronin edhe dy persona të tjerë, për të vëzhguar lëvizjet e 55-vjeçarit.

Snajperi dhe dy vëzhguesit kanë vrapuar menjëherë drejt saj sapo objektivi është qëlluar, duke besuar se e kanë lënë të vdekur.

Kanë ndjekur rrugën kryesore Elbasan-Librazhd dhe të rreth rrotullimi i Zaranikës janë nisur për në Fushë-Mbret, ku edhe kanë djegur makinën.

Në zonë i prisnin bashkëpunëtorët e tjerë me një makinë fuoristradë.

Në mjetin e djegur lanë snajperin dhe disa municione, shpërthimi i të cilave plagosi edhe një zjarrfikës. Snajperit i kishin fshirë numrin serial, por burime nga grupi hetimor thanë se kanë arritur të zbulojnë të dhënat e armës. Policia shkencore ka gjetur numrin serial të snajperit dhe nëse ai është i regjistruar diku, atëherë mund të zbulojnë rrjetin e autorëve.

Disa kamera të sigurisë kanë filmuar atentatorët pranë shtëpisë se 55-vjeçarit, e po ashtu edhe teksa janë larguar me fuoristradë. Por nga filmimet ka qenë e pamundur që të identifikohen. Disa prej tyre besohet se kanë pasur maska plastike, e të tjerët mbanin kapele e maska të zeza.

Ardian Çapja vijon të qëndrojnë në Spitalin e Traumës, ende në rrezik për jetën, por dje ka dhënë dëshminë e parë për policinë. Ai vijon të mohojë atentatin dhe ka mbrojtur versionin se është rrëzuar mbi një hekur që i ka shpuar tejpërtej.

“Nuk guxon njeri të më vrasë në shtëpinë time. Pasi u rrëzova nga banesa në shpatull më ka hyrë një hekur, prandaj ngeli edhe plaga. Ju po mashtroni”, u është drejtuar Ardian Çapja oficerëve që e pyetën për ngjarjen.

Mjekët dhe policia nuk e besojnë këtë variant, pasi ekzaminimet flasin për një plumb që i ka kaluar fare pranë zemrës dhe në shtëpinë e Capjas nuk kanë gjetur hekurin që ai pretendon se e ka shpuar.

Prokuroria po heton pistën e përplasjeve të vjetra mes grupeve kriminale të Elbasanit.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252