fbpx

ShowBizz

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit





               Publikuar në : 16:04 - 15/11/19 |
mapo.al

Janë zbuluar emrat e artistëve që do të përformojnë të dielën në ceremoninë e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare. Burime për Anabel zbulojnë se ndeshja Shqipëri-Francë do të paraprihet nga një spektakël që do të nisë me performancën e Era Istrefit.


Era do të këndojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it Up”. Në skenë do të ngjitet më pas Flori Mumajesi, i cili do të prezantojë një remix të këngës “Kuq e zi je ti”, pa Elvana Gjatën.



Aurela Gaçe do të interpretojë e treta në radhë këngën “Xhamadani vija vija”. Sa i takon himneve kombëtare, “Himni i Flamurit” do të këndohet nga Juliana Pasha. Ndërsa “La Marseillaise” do të këndohet nga Besa Kokëdhima, e cila ka studiuar dhe jetuar në Francë.



Etiketa:

Pas