Aktualitet

Zbulohen mesazhet e Komisionit të Ligjeve, Braho fyen Gentiana Sulën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:12 - 29/08/19 |
mapo.al

Një komunikim në grupin e WhatsApp të anëtarëve të Komsionit të Ligjeve, ka nxjerrë në pah disa qendrime aspak etike, dhe të papranueshme të deputetit Spartak Braho.






Ai fyen rëndë Kryetaren e Autoritetet të Dosjeve, Gentiana Sula, sic duket edhe në foton në vijim.


Zonja Sula mesa duket përmes një shkrese informon anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohet nesër në Presidencë për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist. Bëhet fjalë për familjen Petrela dhe nesër në Presidencë pritet të transmetohet edhe një film, ku tregohet saga e gjatë e vuajtjeve gjatë diktaturës. Po ashtu, pritet të dekorohen anëtarë të familjes, por edhe njerëz të zakonshëm që gjatë atyre viteve të vështira, patën ndihmuar mesa munden familjen Petrela.







Ndërkohë, ka reaguar në këtë komunikim në grup deputeti Braho, i cili njihet për qendrimet e tij të ashpra ndaj atyre që dënojnë krimet e komunizmit.




E menjëhershme ka qënë edhe përgjigja e deputetit Alimadhi, i cili është përfaqësues i shtresës së të përndjekurve, dhe kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar.



Gazeta “Mapo” nuk do ta botonte këtë komunikim, nëse do të ishte privat. Por kur bëhet fjalë për një komunikim në një grup zyrtar, mes anëtarësh të një komisioni të rëndësishëm të Parlamentit, për një aktivitet shtetëror, është rasti për ta pasqyruar pasi kemi të bëjmë me interes publik. Interesi publik që qytetarët të mësojnë për standartet etike të përfaqësuesve të tyre në Kuvend.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas