Janë zbuluar nga policia në Filipine më shumë se 1.500 breshka të gjalla të mbështjella me rrip brenda valixheve në aeroportin e Manilas.
Një total prej 1.529 breshkash të llojeve të ndryshme, përfshirë Sulcata Tortoises, që është pjesë e listës së Kuqe të IUCN si specie në rrezik, u gjetën në katër valixhe të braktisura në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino të dielën.
Policia dyshon se transportuesi i braktisi pasi zbuloi dënimet e ashpra që përballen trafikantët e kafshëve të egra.
Ata përballen me dy vite burg nëse kapen. Breshkat u braktisën nga një pasagjer që fluturoi nga Hong Kongu.
Breshkat, e gjetura në valixhet e braktisura në aeroport, kanë një vlerë në total prej 86.631 dollarë. Ato përdoren si kafshë ekzotike por edhe në mjekësinë tradicionale.