James Rodrigues, i cili mendohej se do shkëlqente si te Reali i Madridit ashtu edhe te Bayern Munchen, ka zhgënjyer. I penalizuar edhe nga dëmtimet, kolumbiani nuk arriti të tregojë kurrë cilësitë e tij te Bayern Munchen dhe në merkaton e verës do të rikthehet te Reali i Madridit. Ndoshta shkak i formës së tij jo të mirë ka qenë bukuroshja Shannon de Lima?
Gjatë festimeve të titullit të Bundesliga me Bayernin, Rodriguez është parë në shoqërinë e vajzës seksi. Ish-bashkëshortja e këngëtarit Marc Anthony është bërë pjesë e jetës së Rodriguez, i cili pak ditë më parë i dha fund marrëdhënies me motrën e portierit të Arsenalit, Daniela Ospina.