Neymar ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon tek PSG. Këtë ua ka komunikuar vetë lojtari i klubit të interesuar, Barcelonës, si dhe klubit të tij aktual. Tratativa është ndaluar sipas të gjitha informacioneve nga Franca.
Gjithsesi në orët e vona të së shtunës braziliani është takuar me një përfaqësues të Real Madridit, sipas “L’Equipe”. Nga ky takim Neymar nuk ka ndryshuar asnjë presje të vendimit të tij, qëndron tek PSG. Ky është informacioni që i ka dhënë edhe Real Madridit, duke mos e përshkallëzuar më tej situatën e tij dhe spekulimet që dalin çdo sekondë.