Të qenit rekordmen i tri Champions-ave rad hazi, por edhe luksin për të qenë trajneri i Realit të Madridit dhe të stërviturit kampionë madhështore, nuk është gjithmonë bukur. Fundja, në futbollin e sotëm sa më shumë kërkues të jesh, aq më tepër përgjegjësi kërkohen dhe pikërisht këto përgjegjësi që nuk iu dhanë kurrë, për të qenë jo vetëm një trajner, por një menaxher i përgjithshëm i Realit të Madridit, duket se e dërguan Zinedin Zidanin edhe te dorëheqja e djeshme.
TRAJNER “KUKULL”
Edhe pse fitues, një diktator i fushave të Europës dhe botës, ku përveç kampionatit spanjoll fitoi edhe tetë finale nga tetë të luajtura në të gjithë kompeticionet, “Zizu” duket se ka pasur shpeshherë përplasje me presidentin Florentino Perez. Ky i fundit ka qenë njeriu që së bashku me ekspertet dhe të besuarit e tij për merkaton, kanë qenë ata që kanë vendosur fatet e blerjeve, shpeshherë bombastike.
Por Zidan, duke parë që skuadra e ndiqte dhe fakti se disa prej kampionëve mendjemëdhenj arritën që të bëjnë paqe të tyre në grup, kërkoi te Perezi edhe përgjegjësinë për të bërë merkaton e ekipit, por kjo që iu mohua kategorikisht. Dhe pa dyshim, që kur diçka e tillë të mohohet, aq më shumë personit që sjell 3 Champions radhazi në klub, dorëheqja është një opsion më se i kuptueshëm.
MUNGESË STIMUJSH
Gjatë kampionatit, Zidani pati disa momente ku i kërkoi ndihmë kapitenit Ramos dhe Ronaldos që të përqendronin skuadrën, sepse në lojtarë si Ramos, Modriç, Kros, Benzema e të tjerë, ai pa një mungesë dëshirë për të luftuar në kampionat dhe aq më shumë në kupë, ku turpërimin për eliminim nga Leganesi, ai nuk e ka kapërdirë ende sot, siç e konfirmoi në konferencën e djeshme.
ACARIMET NË EKIP
Edhe pse ai nuk e pranoi, sigurisht që dalja e Ronaldos se po mendon largimin dhe aq më shumë akuza direkte e Bejlit ndaj tij, për minutazh të pakët, ishin një tjetër shkëndijë për t’u larguar. Ndoshta, sezonin e ardhshëm, ai mund të përballej me pakënaqësitë dhe probleme të mëdha, nëse Ronaldo dhe Bejl qëndronin ende në skuadër dhe kjo dorëheqje ka qenë mënyra për të shmangur acarimet dhe ndoshta një sezon plot probleme./Panorama Sport