Manchester City po kalon një moment krize. Pas humbjes ndaj Liverpoolit në Champions League, qytetarët u mundën mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga Manchester United me përmbysje 2-3.
Paul Pobga me dy gola dhe Smalling ishin autorët e kësaj përmysje spektakolare. Trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes, iu afrua Paul Pogbasë, duke i thënë diçka në veshin e tij.
Tekniku spanjoll i ka bërë kuriozë të gjithë, sidomos pas zërave se Mino Raiola ia kishte ofruar francezin në merkaton e janarit.
Pas ndeshjes, Guardiola u pyet për bisedën e shkurtër që pati me Pogba.
“Menduat se i thashë ndonjë gjë të madhe? Thjesht e përgëzova atë për golat që shënoi dhe për rezultatin”, sqaroi Guardiola.