Aktualitet

Zbulohet data/ Bundesliga rinis pas 2 muajsh ndërprerje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 07/05/20 |
mapo.al

Tashmë është zyrtare. Bundesliga gjermane do të rikthehet në fushë më 16 maj. Njoftimi u bë publik nga Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit pas miratimit në mbledhjen e qeverisë nga kancelarja Angela Merkel.


“Lehtësimi i masave kufizuese nuk do të thotë që nuk do ta trajtojmë me seriozitet situatën e pandemisë”, u shpreh Presidenti Christian Seifert.


“Do të ketë disiplinë, rregull dhe përgjegjësi personale nga gjithësecili”, u shpreh ndër të tjera ai.


Të gjitha skuadrat gjermane do të qëndrojnë në grumbullim, që do të shërbejë në njëfarë mënyre edhe si proces karantinimi deri në ditën e nisjes së kampionatit. Bundesliga gjermane është ndërprerë në javën e 25 të saj. Më 16 maj, Borussia Dortmund-Schalke do të jetë ndeshja e parë që do të luhet pas pezullimit 2-mujor.


Sezoni është parashikuar të mbyllet brenda datave 27 dhe 28 qershor. Kampionati gjerman do të luajë të gjitha takimet e mbetura me dyer të mbyllura.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas