Aktualitet

Zbulohet data – Greqia hap kufirin me Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 18/06/21 |
mapo.al

Greqia ka vendosur hapjen e kufijve për vizitorët shqiptarë, duke nisur nga 28 qershori.






Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë.


Në këtë mënyrë Greqia, ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë kufizimet e udhëtimeve për disa vende të reja, mes tyre edhe vendi ynë.







Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria.



Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.



Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga 18 qershori 2021 vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve nga:

Lexo edhe :  S'lejohen të kalojnë pa test në Mal të Zi, përplasje mes qytetarëve e policisë

Shqipëria
Australia
Izraeli
Japonia
Libani
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas