Sport

Zbulohet dokumenti tronditës për Luftëtarin, UEFA heton bluzinjtë për…

UEFA ka hapur një proces hetimor ndaj Luftëtarit, ku ka hapur investigimet për ndeshjen që gjirokastritët luajtën në Europë në verën e 2018-ës, kundër letonezëve të Ventspils. Siç e kishte lajmëruar ekskluzivisht “Panorama Sport” në shkrimin e datës 27 dhjetor 2018, prej këtij hetimi të nisur, Luftëtarit i ishin bllokuar edhe 240 mijë eurot që i takonin për pjesëmarrjen në turin e parë.


Sistemi BFDS (sistemi kompjuterik i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimit të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces, që në fakt ndodh rëndom në rast se ka dyshime. Deri në një vendim të dytë, edhe fondi i UEFA-s prej 240 mijë eurosh është “ngrirë” dhe kjo ka sjellë edhe një lloj problematike financiare në klubin gjirokastrit. Mosmarrja e fondit i ka nxjerrë drejtuesit jashtë planeve të përllogaritura më herët.

48413326_2164246430263570_3879806183686537216_n

Ditën e sotme, është “Procesi Sportiv” që ka publikuar shpresën tronditëse që UEFA i dërgon FSHF-së, për ta njoftuar se Luftëtari është nën hetim pikërisht për ndeshjen ndaj Ventspils.

ue

Kujtojmë se bluzinjtë u ndeshën me letonezët e Ventspils dhe nëse në ndeshjen e parë u thyen me shifrat 5-0, në kthim barazuan në rezultatin 3-3.

Dhe duhet thënë se ishte pikërisht takimi i zhvilluar në Shqipëri që u shoqërua me hije të forta dyshimi, referuar edhe luhatjeve të frikshme të koeficientit. Bluzinjtë, edhe pse në disavantazh 1-2 deri në minutën 54-t, arritën që ta përmbysnin rezultatin në 3- 2, ndërsa në të 90-ën shifrat u fiksuan në 3-3.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas