Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “2 gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi po sjell një tjetër film që pritet të thyejë rekordin e të parit, me titull “I love Tropoja”. Ky prodhim kinematografik ka mbledhur një kast aktorësh të mirënjohur mes tyre Marjana Kondin, Bruno Shllakun, Arjola Demirin etj.
Aktualisht Ermali me stafin e Mamaqi Production dhe kastin e “I love Tropoja” po xhirojnë në Valbonë. Nga atje Ermali ka postuar foton e aktorit të mirënjohur Bujar Asqeriut dhe ka bërë të ditur se do e shohim në filmin e ri.
“I madhi Bujar Asqeriu. Një nga protagonistët e I loveTropoja”, shkruan Ermali ndërsa fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë se po e presin me padurim filmin.
Kujtojmë që Bujar Asqeriu luajti edhe në “2 gisht mjaltë” rolin e dajos duke na shkrirë të gjithëve së qeshuri.