Policia ka shoqëruar sot “Bashkëpunëtorin X”, të shfaqur në audio-përgjimin e Partisë Demokratike, ku implikohej vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Panorama” nga burime të sigurta ka mësuar se emri i të arrestuarit është Albert, që në audio është idendifikuar si “Bashkëpunëtori X”.
Pas pak minutash Partia Demokratike do të publikojë fakte të reja rreth çështjes së vëllait të Fatmir Xhafajt.
Burime nga selia blu për ‘’Faxweb.al’’ thonë se PD-ja do të publikojë dëshminë e “Bashkëpunëtorit X”, që shfaqet në audio-përgjimin e pak ditëve më parë, së bashku me Agron Xhafajn.
Një gjë të tillë e paralajmëroi më parë edhe Lulzim Basha nga Kuvendi, teksa u shpreh se ndaj “Bashkëpunëtorit X” është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga ana e policisë dhe bandave të Fatmir Xhafajt.