KMR

Zbulohet emri, ja kush është Zamira…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:43 - 10/10/18 |
mapo.al

Një grua, e cila shpenzoi më shumë se 16 milionë sterlina blerje në dyqanet e luksit Harrods në Londër, tashmë është identifikuar si Zamira Hajiyeva. Sipas BBC, ajo është shënjestra e parë e një ligji të ri anti-korrupsion.


Hajiyeva humbi një betejë ligjore për të qendruar anonime pasi mediat argumentuan se publiku duhet të dijë faktet e plota.



Me origjinë nga Azerbajxhani, ajo është gruaja e një ish-drejtuesi të një banke shtetërore.


Ajo rrezikon që të humbasë shtëpinë e saj me vlerë 15 milionë sterlina dhe një kurs golfi nëse nuk e shpjegon burimin e pasurisë së saj përpara Gjykatës së Lartë.

Sipas ligjit të ri, i njohur si Urdhri për Pasurinë e Pashpjeguar, 55-vjeçarja duhet të ofrojë të dhëna të qarta se si ajo dhe i shoqi, Jahangir Hajiyev, mund të përballonin blerjen e një shtëpie të madhe në një lagje ekskluzive në Londër.

UPP është një ligj i ri, që synon të shënjestrojë zyrtarët e huaj të korruptuar, që pastrojnë paratë e tyre në Britani. Nëse një zyrtar i korruptuar i huaj nuk tregon burimet legjitime të pasurisë, Agjencia Kombëtare e Krimit do ia sekuestrojë.

Po kush është çifti i parë që bie ‘pre’ e hetimeve të para?

Jahangir Hajiyev është ish-drejtuesi i Bankës Kombëtare të Azerbajxhanit. Ai është dënuar me 15 vite burg në vitin 2016 pasi ishte pjesë e një skeme të madhe mashtrimi, e cila zhduku miliona dollarë nga banka. Gjykatësit kanë kërkuar që ai të ripaguajë një shumë prej 39 milionë dollarësh.

Shtatë vite më parë, një kompani me qendër në Ishujt Virgjine pagoi 11.5 milionë sterlina për një shtëpi të madhe afër qendrës tregtare Harrods.

Në vitin 2013, një tjetër kompani, në pronësi të zonjës Hajiyeva shpenzoi më shumë se 10 milionë sterlina për të blerë një kurs golfi në një zonë luksoze.

Ministria e Brendshme e lejoi zonjën Hajiyeva që të jetonte në Britani sipas një skeme vizash për investitorët e pasur.

Gjatë dhjetë viteve në Londër, ajo shpenzoi më shumë se 16 milionë sterlina në Harrods- rreth 4 mijë sterlina në ditë.

Në një rast, në një ditë të vetme ajo shpenzoi 150 mijë sterlina në dyqanin Bouchern- për bizhuteri, parfume dhe ora.


Etiketa: , , ,

Pas