Aktualitet

Zbulohet emri/ Kush është ministri i Ramës që sulmoi policinë dhe u takua me vëllezërit Hajri





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 23:45 - 28/01/20 |
mapo.al

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me vrasjen dhe rrëmbim e Jak Prengës nga fisi Hajri, dhe lidhjet e një politikani të qeverisë Rama e cila e ka zanafillën në vitin 2016, ku për interesa votash kanë bashkëpunuar në fushatën zgjedhore. Megjithatë Hoxha, ngurroi të tregonte emrin e politikanit për të cilin bëhej fjalë, duke bërë që këtë ta zbulonte vetë emisioni “Opinion”.


“Ministri ka dalë në një televizion dhe ka sulmuar publikisht policinë e Durrësit dhe ka thënë banda kriminale e policisë së Durrësit po sulmon politikisht dhe këtë gjë e bën pa dijeni të kryeministrit Rama. Deklarata është bërë në 28 janar 2017”-tha Hoxha.



Ndërsa ndërhyri Blendi Fevziu duke kërkuar se kush ministër ka sulmuar policinë në këtë datë. Ndërkaq në ekran doli edhe fotoja e lajmit të asokohe, ku tregohet se bëhet fjalë pikërisht për ish-ministrin Lefter Koka.


LEXO EDHE: 

“Ndihmuan në fushatën e 2016″/ Artan Hoxha: Një nga vëllezërit Hajri takim me ministrin e qeverisë Rama

E rrëmbyen dhe e dhunuan për vdekje, del fotoja e Jak Prengës (FOTO)


Etiketa: ,

Pas